TV LIVE
ShowBiz
12 September 2024
Legjenda e rock-ut shpëton gruan që po tentonte të hidhej nga ura, si e bindi Jon Bon Jovi teksa po xhironte një klip muzikor

Legjenda e rock-ut, Jon Bon Jovi, është vlerësuar nga policia për ndihmën që  i dha një gruaje, e cila donte të hidhej nga një urë në Nashville, Tennessee.

 

Departamenti i Policisë Metropolitan Nashville ndau një video të këngëtarit të Bon Jovi dhe ekipit të tij që ishin në urën e këmbësorëve John Seigenthaler kur gruaja po qëndronte në mënyrë të pasigurt mbi lumin Cumberland.

Bon Jovi, 62 vjeç dhe të tjerë folën me gruan dhe e ndihmuan të kthehej, tha policia.

“Duhet të gjithë ne të ndihmojmë për të mbajtur njëri-tjetrin të sigurt” tha Ch John Drake në një deklaratë të shkurtër.

Bon Jovi dukej se ishte në Nashville duke xhiruar një video muzikore në urë, sipas pamjeve të veçanta të postuara në mediat sociale.

Siç shihet nga pamjet, Bon Jovi shkon te gruaja me dikë tjetër ndërsa ekipi i tij qëndronte më larg. Këngëtari shihet duke e përshëndetur dhe me pas mbeshtet në parmakë pranë saj.

Pas rreth një minute, Bon Jovi shkon te gruaja dhe me ndihmën e një gruaje tjetër, e kthejnë atë në vendkalimin e këmbësorëve në urë.

Pak minuta më vonë pamjet e policisë tregojnë Bon Jovi duke u larguar nga ura bashke me gruan.

 



Të ndryshme
Më shumë