TV LIVE
ShowBiz
12 September 2024
“Ajo do paguajë një çmim”/ Taylor Swift mbështet Kamala Harris, reagimi epik i Donald Trump

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, doli në intervistë te ‘Fox & Friends’ për të folur rreth debatit të së martës mbrëma (10 shtator) me zëvendës presidenten, Kamala Harris.

Pyetja më e zjarrtë ishte në lidhje me mbështetjen e këngëtares me famë botërore, Taylor Swift ndaj Kamala Harris.

“Çfarë mendon Trump për mbështetjen e Taylor Swift?”, ishte pyetja drejtuar ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Unë nuk jam një fans i Taylor Swift, ishte thjesht çështje kohe. Ajo nuk mund të mbështesë Biden. Ju shikoni Bidenin, nuk mund ta mbështesni atë. Por ajo është [Swift] një person shumë liberal, ajo duket se mbështet gjithmonë një demokrat dhe ndoshta do të paguajë një çmim për të”, tha Donald Trump.

Kandidati republikan për presindent në SHBA këmbëngul se ai fitoi me vendosmëri debatin, duke e quajtur atë “debati im më i mirë”.

 



Të ndryshme
Më shumë