TV LIVE
Nga Vendi
11 September 2024
Takim i ministrit Murtezani dhe zv.ministres Trajkov me ambasadoren e Rumanisë Adella Monika Aksinte

Sot, ministri për çështje evropiane Orhan Murtezani së bashku me zv. ministren për çështje evropiane, Viktorija Trajkov,  mbajti takim me ambasadoren e Rumanisë në Maqedoninë e Veriut, Adella Monika Aksinte. Në qendër të bisedimeve ishin marrëdhëniet bilaterale, mbështetja e vazhdueshme e Rumanisë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, agjenda reformuese në kontekst të Planit për rritjen e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimorë dhe ngjarje tjera aktuale.

 

Ministri Murtezani falënderoi ambasadoren Aksinte për mbështetjen permanente të Rumanisë për proçesin tonë eurointegrues dhe për mbështetjen e zëshme të politikës së zgjërimit me BE-në, si me vendet e Ballkanit Perëndimorë, ashtu edhe me vendet prej partneritetit lindorë.

 

Në takim, bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me Rumaninë në zbatimin e reformave përmes shkëmbimit të përvojave në proçesin e negociatave.



Të ndryshme
Më shumë