TV LIVE
Kuriozitete
11 September 2024
Restaurohet Bentley më i vjetër në botë nga seria T

Edhe pse u la të “kalbet” për dekada, seria T Bentley tashmë është rikthyer në ‘jetë’ falë një restaurimi të plotë, në mënyrë që të shkëlqejë si dikur.

Është njësia më e vjetër e modelit Bentley T-Series, i prodhuar në vitin 1965, transmeton Telegrafi.

 

Fillimisht u përdor për provë dhe iu shfaq gazetarëve në Motor Show në Paris atë vit, pas së cilës u largua nga kompania dhe “u zhduk”, për t’u gjetur vetëm 59 vjet më vonë.

Pasi u konstatua se ishte njësia e parë dhe më e vjetër “e gjallë” e modelit Bentley T-Series, pasoi një restaurim i detajuar me synimin për të ruajtur veturën në një gjendje sa më origjinale.

Disa pjesë të rëndësishme, si paneli i kontrollit dhe dekorimi i brendshëm mungonin, dhe kishte probleme me korrozionin për shkak të riparimeve të bëra keq pas përplasjes.

Megjithatë, motori i tij V8 6.23 litra, i cili prodhon 228 kuaj-fuqi, ishte në gjendje çuditërisht të mirë, por kishte nevojë për servisim.

E njëjta gjë vlen edhe për ndërruesin e shpejtësive, që kërkonte vetëm “rregullime të vogla”, si dhe boshti i pasmë, i cili kishte nevojë amortizator të ri.

Duke pasur parasysh faktin se pjesët e këmbimit janë të vështira për t’u gjetur, ekipi i restaurimit të Bentley gjeti një veturë donatore.

Në këtë mënyrë Bentley-i i restauruar mori pjesët që i mungonin dhe u zëvendësua krahu i pasëm i gërryer, u “freskua” kontrolli i drejtimit hidro-pneumatik dhe u vendos pulti.

Tani Bentley T-Series është rikthyer në gjendjen e saj të vitit 1965, kjo është arsyeja pse ajo mund të ofrojë performancën e fabrikës kur bëhet fjalë për shpejtësinë.

Vetura përshpejtoi nga 0 në 100 km/h për 10,9 sekonda dhe arriti një shpejtësi maksimale prej 185 km/h. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë