Pas viteve spekulime dhe buje, Sony, ka konfirmuar se po lanson një version më të fuqishëm – dhe dukshëm më të shtrenjtë – të konsolës së saj shumë të famshme PlayStation 5, raporton “BBC”.
PS5Pro do të jetë në gjendje të shfaqë grafika më të avancuara dhe po ashtu do të jetë më i shpejt.
Por, kjo fuqi shtesë vjen me një kosto. PS5 Pro do të jetë konsola më e shtrenjtë e Sonyt deri më tash.
Do të kushtojë afro 830 euro disa qindra euro më shtrenjtë se PS5. Lansimi zyrtar do të bëhet më 7 nëntor të këtij viti.
“Do të jetë konsola më e fuqishme që kemi krijuar ndonjëherë”, ka thënë Mark Cerny, një prej arkitektëve kryesor të PS5.
Ai tha se konsola PS5 Pro do t’i zgjidhë problemet që gamerat kanë pasur me vite.