TV LIVE
Nga Rajoni
10 September 2024
KFOR-i shton patrullimet në gjithë Kosovën, thonë se posaçërisht në veri situata vazhdon të jetë e brishtë

KFOR-i shton patrullimet në gjithë Kosovën, thonë se posaçërisht në veri situata vazhdon të jetë e brishtë.

Patrullime në formate të ndryshme është duke realizuar KFOR-i në të gjitha pjesët e Kosovës, kanë konfirmuar zyrtarë të kësaj force, përmes një zëdhënësi.

Tek kanë treguar se patrullimet mbështeten në mandatin që u buron prej OKB-së, zyrtarë të KFOR-it thanë se situata vazhdon të jetë e brishtë, posaçërisht në veriun e populluar kryesisht me serbë.

Veç në veri, KFOR-i, përmes komunikatave të ndryshme, javët e fundit ka njoftuar për patrullimet e bëra edhe në qytete të tjera.

Dje me anë të një komunikate ka njoftuar se ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR, të udhëhequr nga NATO-ja, kryen një patrullë brenda komunës së Leposaviqit.

 



Të ndryshme
Më shumë