TV LIVE
Nga Vendi
9 September 2024
Maqedonia e Veriut shënoi 33 vjetorin e pavarësisë – urime dhe mesazhe për bashkim dhe solidaritet

Nën sloganin “Së bashku luftojmë, së bashku do t’ia dalim” me disa aktivitete të organizuara u shënua 8 Shtatori – Dita e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut.

Urime me rastin e festës së Pavarësisë – 8 Shtatorit, kanë dërguar një sërë ambasadash të huaja, Delegacioni i BE-së, NATO-s dhe disa shoqata e parti politike.

Akademi formale u mbajt në Filarmoninë e Maqedonisë në Shkup, nga ku kryeministri Hristijan Mickoski shpalli dhjetë parime për zhvillim, stabilitet dhe prosperitet dhe bëri thirrje për unitet dhe solidaritet.

“Qytetarët meritojnë të jetojnë në një vend ku ndershmëria dhe drejtësia janë parimet udhëheqëse. Është koha për t’i dhënë fund paligjshmërisë dhe për të ndërtuar një shtet që do të mbrojë interesat e qytetarëve. Krimi nuk guxon të jetë më i fortë se qeveria dhe kësaj të keqeje po i vjen fundi”, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin në akademinë solemne me rastin e festës së Pavarësisë.

Pjesë e dhjetë parimeve që kryeministri shpalli ishin vendosja e drejtësisë dhe e shtetit ligjor, fundi i partizimit të shoqërisë, përmirësimi i standardit të qytetarëve dhe përmbushja e objektivit strategjik për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

 



Të ndryshme
Më shumë