Përfaqsuesja e Kosovës do të zhvilloj ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve, pas një starti katastrofal ku u mposht nga Rumania me rezultat 0-3.
Dardanët do të luajnë në stadiumin AEK Arena në Laranca përballë Qipros, në një ndeshje që vetëm fitorja vlen.
Ky duel mes Qipros dhe Kosovës zhvillohet me fillim nga ora 18:00.
Kjo ndeshje vjen pas zhvillimeve të fundit ku përzgjedhësi Franco Foda përjashtoi tre futbollistët si Edon Zhegrova, Arijanet Muric dhe Florent Muslija për shkak se thyen rregulloren e brendshme të Kombëtares.
Megjithatë Dardanët kërkojnë reflektim dhe synojnë të marrin tre pikët e para në Ligën e Kombeve.
Qipro nga ana tjetër pas fitores ndaj Lituanisë 1-0 në ndeshjen e parë synon që të shkaktojë befasi përballë Kosovës.