TV LIVE
Kuriozitete
9 September 2024
Kur Shqipëria mahniste Francën/ Suksesi i artistëve shqiptarë në Festivalin e Dijon-it në vitin 1970

Më 6 shtator 1970, trupa e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe të Valleve u nis drejt Francës për të marrë pjesë në festivalin ndërkombëtar të Dijon-it, ku artistët shqiptarë patën një përfaqësim dinjitoz. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton se, pikërisht aty trupa shqiptare, prej 30 anëtarësh, rrëmbeu “Gjerdanin e Artë” të festivalit, me një konkurim prej 15 minutash, edhe pse kjo ishte hera e parë që trupa e ansamblit shqiptar ankorohej në një shtet perëndimor.

Zërat më të mirë të skenës shqiptare performuan nën drejtimin e Tish Daisë. U kërcye “Vallja e Tropojës”, “Në garë” dhe “Festë të madhe ka sot Shqipëria”, nën udhëheqjen artistike të Panajot Kanaçit. Ngjarja pati jehonë edhe në shtypin francez të kohës ku u shkrua: “Ata janë 2 milionë shqiptarë por edhe 2 milionë shqiponja”.

Ky festival mblidhte rreth vetes në formë promovimi të shtetit të Francës pjesëmarrës nga mbarë bota në atë që quhet ndryshe edhe si “Festivali i Vjeshtës” apo “festa e rrushit” (hardhisë). Kjo festë përfshinte një konkurrim të të gjithë trupave folkloristike për 3 ditë me radhë. A.K./TemA



Të ndryshme
Më shumë