TV LIVE
Nga Vendi
8 September 2024
VLEN: MEGAFONËT E OPOZITËS SHQIPTARE I FSHEHIN SKANDALET E TYRE!

Në vend se të kërkojnë falje që janë kapur 100:0 në krimin me kazinotë

online, i ashtuquajturi Fronti Evropian porosit artikuj për dështimin e

ligjeve që ishin parashtruar për të fshehur kërkesën për interpretim

autentik të VLEN-it.  Qytetarët janë të vetëdijshëm për dyfytyrësinë e

moralistëve të rremë, të cilët nuk kanë guxim të denoncojnë skandalin më

të fundit – arrestimin e Safet Miftarit, një kadër i tyre nga Bogovina,

i kapur në flagrancë duke organizuar lojëra të paligjshme online.

Kjo është fytyra e vërtetë e tyre! Ata që mbollën farën e bixhozit në

shtëpitë tona, tani përpiqen të shpërqendrojnë opinionin përmes

megafonëve të tyre të kontrolluar.

Fronti Evropian nuk mbështeti kërkesën tonë për interpretim autentik të

ligjit për lojërat e fatit, sepse kjo do t’i cenonte interesat e tyre

kriminale. Arrestimi i Safet Miftarit është dëshmi e qartë e përfshirjes

së tyre në këto aktivitete të paligjshme.

VLEN është e vetmja forcë politike që angazhohet për të hequr bixhozin

nga shtëpitë tona, ndërkohë që BDI dhe satelitët e saj, përmes

qeverisjes së saj 22-vjeçare, kanë krijuar pengesa ligjore për të

pamundësuar këtë. Kuadrot e tyre më të larta janë përgjegjësit kryesorë

për instalimin e kësaj sëmundjeje që po shkatërron familjet tona. VLEN

ka një plan të qartë, ndërsa interpretimi autentik është vetëm hapi i

parë. Pas kësaj, do të përballemi me krimin e krijuar nga qeveria e

mëparshme dhe lotaria shtetërore. Brenda një afati të arsyeshëm, do të

ketë edhe një ligj të ri për lojërat e fatit, me të cilin do të

zvogëlohet numri i kazinove për të paktën për gjysmë.



Të ndryshme
Më shumë