TV LIVE
Teknologji
7 September 2024
Mbi 1 milion biznese përdorin planet me pagesë të ChatGPT

ChatGPT ka gjetur terren jo vetëm mes individëve por edhe mes organizatave. Versionet e ChatGPT dedikuar bizneseve dhe institucioneve arsimore kanë joshur mëse 1 milion përdorues me pagesë, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 600 mijë regjistruar në muajin prill.

Janë tre versione me pagesë të ChatGPT: ChatGPT Enterprise, ChatGPT Team dhe ChatGPT Edu.

Duke qenë se edicioni edukativ debutoi në maj, shifra prej 600 mijë raportuar në prill përfshin vetëm planet Enterprise dhe Team. Gjithsesi kemi të bëjmë me një rritje galoponte në vetëm pak muaj.

Më shumë se gjysma e abonimeve në planet në fjalë janë jashtë SHBA-së, Gjermanisë, Japonisë dhe Britanisë së Madhe.

Bazuar në një anketë me 4,700 përdorues biznesi të shërbimeve të OpenAI, 92 përqind e tyre thonë se kanë vënë re rritje produktivitetit, 88 përqind thonë se kanë kursyer kohë dhe 75 përqind raportuan përmirësime të kreativitetit dhe inovacionit.

Në të shumtën e rasteve ChatGPT përdoret për kërkim hulumtim, draftim apo editimin përmbajtjeje dhe gjenerim idesh.



Të ndryshme
Më shumë