Ky është momenti kur tavani i një qendre tregtare në Meksikë shembet për shkak të shirave të dendur, duke lënduar pesë persona.
Një pjesë e tavanit prej xhami nuk ka mundur të mbajë sasinë e madhe të ujit të mbledhur dhe është shembur mbi një prej shkallëve elektrike, duke plagosur disa klientë dhe blerës, të cilët gjendeshin të pranishëm.
Ngjarja ka ndodhur në Monterrei, kryeqytet i shtetit Nuevo León.
Sipas raportimeve, u desh që e gjithë qendra tregtare të evakuohej, për të shmangur rrezikun ndaj jetës së punonjësve dhe klientëve.