Presidenti francez, Emmanuel Macron ka emëruar Michel Barnier si kryeministër të ri, pothuajse dy muaj pasi zgjedhjet e parakohshme në Francë përfunduan në bllokim politik.
Barnier, 73 vjeç, është ish-negociatori kryesor i BE-së për Brexit dhe ka udhëhequr bisedimet me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar midis 2016 dhe 2019, raporton BBC.
Një veteran i partisë së krahut të djathtë Republikanët (LR), ai ka pasur një karrierë të gjatë politike dhe ka kryer poste të ndryshme të larta, si në Francë ashtu edhe brenda BE-së.
Ai tani do të duhet të formojë një qeveri që do t’i duhet t’i mbijetojë një Asambleje Kombëtare të ndarë në tre blloqe të mëdha politike, pa asnjë në gjendje të formojë një shumicë të qartë.