Futbollisti i njohur spanjoll, Juan Mata është bërë me skuadër të re pas një aventure në top-ligat europiane, në Turqi dhe në Japoni.
Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano – Mata ka nënshkruar kontratën me klubin e Western Sydney Wanderers në A-League në Australi, shkruan Indeksonline
Mata pritet ta vazhdojë karrierën e tij në Australi, në një vend krejtësisht tjetër.
Mata është pa klub që nga muaji shkurt kur u largua nga klubi japonez, Vissel Kobe.
36-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadrat, si: Chelsea, Valencie, Manchester Unitedi dhe Galatasaray – kurse ka fituar dy herë Europa Leaguen dhe një herë UEFA Champions Leaguen.