TV LIVE
Nga Vendi
5 September 2024
NGA SHKODRAN TOLAJ: JO NUK SHUHET AMANETI!

Mbi inspektimin e djeshëm në Ansamblin shqiptar nga Zoran Markozanov!

Po iu sjellë një fragment të skenarit të turpit që po zhvillohet në ansamblin shqiptar këto ditë si varianti i fundit i shantazhit për “kapjen” e institucionit ndërkaq për detaje, protagonistët dhe çuditë e këtij skenari do flasim së shpejti ( gjërë e gjatë)

Dje na u dha vërejtje nga inspektori se përse shkuam ditë të dielë me një grup vallëtarësh në varrimin e ikonës së valles Bacës Cenë i cili meritonte çdo nderim shtetëror e institucional dhe ishte anëtar nderi, i dekoruar me medaljen e artë nga ansambli! Inspektori tha se Cenë Berisha nuk është pjesë e institucionit, nuk e kemi patur pjesë të programit pjesëmarrjen në varrim dhe kemi bërë shkelje të rëndë që kemi shkuar në varrim dhe kemi drekuar në mënyrë shumë modeste me vallëtarët pas varrimit ( rreth 100 euro)!

Ky absurd tregon se në çfarë deregje është i porositur inspektori nga zëvendësministri për të “shpikur” diçka “gjoja” të paligjshme por në rastin konkret veç mund të lutemi me thënien “fali zot se nuk e dinë çfarë bëjnë”

“Baca Cenë na fal që të trazuam dje në qetësinë tënde duke ta lakuar emrin e duke debatuar ashpër për ty- ikonë e valles, nderi i ansamblit! Na fal ne në emër të atyre që po tentojnë të shkatërrojnë gjithçka që u ndërtua me gjak e punë. Të premtojmë se asnjë pushtet e shantazh nuk e shuan amanetin tënd që vlerat kombëtare të jetojnë brez pas brezi, i pëlqeu apo jo udhëheqësve të kulturës e inspektorëve të porositur”



Të ndryshme
Më shumë