Nga ana e Kf Vëllazërimi 1977, kan faliminderuar kryesinë e shoqatës Tuhini, të cilët iniciativës së Kf Vëllazërimi 1977 për të ndihmuar dhe donuar në xhirollogarinë e klubit jan përgjigjur pozitivisht.
Postimi plot:
Të nderuar simpatizantë!
Për hirë të transparencës dhe vullnetit të madh për të ndihmuar klubin tonë
Kryesia e Kf Vëllazërimit shpreh mirënjohëje dhe Falenderon tejmase, SHOQATËN HUMANITARE TUHINI, posaçërisht kryesinë e shoqatës të cilët iniciativës sonë për të ndihmuar dhe donuar në xhirollogarinë e klubit ju përgjigjen pozitivisht
SHOQATA HUMANITARE TUHINI, për klubin e VËLLAZËRIMIT donon në xhirollogarinë e klubit 1500CHF zvicrane me shpresë që në të ardhmen në mënyrë rrjedhëse të gjithë antarët dhe sportdashësit të donojnë në klubin e zemrës.
Faleminderit TUHINAS
Faleminderit kryesisë së “Shoqatës Humanitare Tuhini”
Kf Vëllazërimi 1977, është dhe gjithmonë do të jetë urë lidhëse e shqiptarëve kërçovarë gjithandej!
Mirënjohës pa fund!