TV LIVE
Nga Vendi
4 September 2024
Ademi: Vlen po i nënshtrohet VMRO-së për shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve

Nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi përmes një postimi në rrjetet sociale ka thumbuar dhe njëherë Vlenin duke i akuzuar se po i nënshtrohen VMRO-së për iniciativën e shfuqizimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Të thuash se Gjykata Kushtetuese është e BDI-së dhe LSDM-së është jo vetëm dezinformatë e pastër, por edhe qëndrim tejet i papërgjegjshëm, si dhe përgatitje të terenit për nënshtriminin e radhës.

Krerët e VLEN-it e dinë se kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, ai që paralajmëroi shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, është gjykatës kushtetues si propozim i ish-presidentit Gjorgje Ivanov nga VMRO-DPMNE, partnerit aktual të VLEN-it.

Pikërisht pas fitores së VMRO-së, konkretisht në qershor të këtij viti, zgjidhet Kryetar i këtij institucioni, gjë që flet për atë se cili është disponimi i shumicës së anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

E dyta, mendimi i Komisionit të Venecias nuk mund të jetë arsyetim për shfuqizimin e Ligjit, pasi ky Komision nuk është institucion që punon me ligje të Maqedonisë së Veriut dhe më kryesorja, Komisioni i Venecias nuk është institucion vendimmarrës!

Fundja, anëtare e Komisionit të Venecias kur u kontestuan nenet e Ligjit ishte Tanja Karakamisheva, anëtare e Këshillit Ekzekutiv të VMRO-së, partnerit aktual të VLEN-it.

E treta, nuk kanë qenë të rastësishme akuzat se BDI po përgatitet për destabilizimin e shtetit. Të nderuar, destabilizimin e keni paralajmëruar sa për të mjegulluar opinionin sepse e keni ditur se pas Balancuesit, VMRO do të prek edhe gjuhën shqipe, mbase keni përgatitur edhe ndonjë goditje tjetër përfundimtare për vetë Marrëveshjen e Ohrit në tërësi. Vet paralajmëruat destabilizim, vet po e destabilizoni situatën.

https://www.facebook.com/share/p/1AMCVikgW6/



Të ndryshme
Më shumë