TV LIVE
Nga Vendi
4 September 2024
Shfuqizohet Komisioni i Korridorit 8

Qeveria ka tërhequr të gjithë anëtarët e Komisionit, të cilët kanë patur për detyrë të zgjedhin kompaninë ndërtuese dhe mbikëqyrjen e së njëjtës, sa i përket pjesës së tretë të Korridorit 8 (Burgas-Shkup-Durrës), e që lidhë infrastrukturën hekurudhore nga Kumanova drejt Bullgarisë.

Anëtarët e Komisionit kanë qenë nga Ministria e Transportit dhe NP “Hekurudhat”. Siç njoftoi kryeministri Mickoski, bashkë me Komisionin do të shfuqizohet dhe projekti, sepse nuk është i realizueshëm. E për këtë projekt siç thotë i pa realizueshëm, qytetarët është dashur të paguajnë 500 milionë euro. Për atë se kush i ofroi ryshfet për të pranuar projektin ekzistues, Mickoski nuk tregon.

Përpos që nuk është i realizueshëm, i njëjti është edhe shumë i shtrenjtë, njoftoi para pak ditësh ministri për transport dhe lidhje, Aleksandar Nikolloski. Një kilometër duheshte të kushtojë 20 milionë euro.

Në korniza të pjesës së tretë të Korridorit 8, e që ka të bëjë me autostradën në pjesën lindore të vendit, Nikolloski pati paralajmëruar se e njëjta pritet të lëshohet në përdorim deri në fundvit, pasi nga Shkupi në Kumanovë vetëm se ka autostradë. Ndërkohë në pjesën nga Kumanova deri në Kriva Pallankë po ndërtohet një rrugë eksprese dhe e njëjta pritet të përfundojë deri në fundvit. Bashkërisht me këtë po punohet edhe në zgjerimin e rrugës nga Kriva Pallanka deri në vendkalimin kuifitar në Bullgari.



Të ndryshme
Më shumë