TV LIVE
Nga Vendi
4 September 2024
Pritet të fillojë gjykimi për vr’asjen e Vanjës dhe Pançes

Gjykimi i lidhur me vrasjen e minorenes Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski nga Velesi duhet të fillojë sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup.

Prokuroria Publike Themelore Shkup në fillim duhet të parashtrojë akuzë kundër katër personave, e pastaj edhe për të dyshuarin e parë Lupço Palevski, për të cilin pritej ekstradim nga Turqia, për rrëmbim të dyfishtë dhe vrasje mizore të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi.

Gjykata Penale i miratoi në tërësi akuzat dhe me kërkesë të Prokurorisë i ka bashkuar në një procedurë, ku krahas Palevskit, janë akuzuar edhe Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski.

Lidhur me këtë rast është i dyshuar edhe një person për ndihmë në kryerjen e veprës penale, kundër të cilit procedura do të udhëhiqet ndaras.

Minorenja Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët janë paraqitur për të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, janë gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor të vitit 2023.



Të ndryshme
Më shumë