Gjashtë fëmijë dhe një grua shtatzënë janë në mesin e të paktën 12 personave që vdiqën pasi një gomone që transportonte dhjetëra azilkërkues në Mbretërinë e Bashkuar u mbyt duke shënuar një nga tragjeditë më të këqija të Kanalit që nga fillimi i krizës me gomone të vogla.
Autoritetet franceze thanë se 10 nga emigrantët që kishin humbur jetën ishin femra dhe shumë besohet se janë nga Eritrea.
Ministri i Brendshëm francez, Gérald Darmanin, tha se më shumë se 50 njerëz ishin shpëtuar, përfshirë dy të tjerë që janë në gjendje kritike nga “anija e tmerrshme” në Cap Gris-Nez të martën në mëngjes.
Sipas zyrtarëve francezë, vetëm tetë nga 70 pasagjerët kishin veshur jelek shpëtimi.
Tragjedia e fundit vjen pasi dy persona vdiqën më 11 gusht dhe 50 të tjerë u shpëtuan teksa tentonin të kalonin ujërat. Më 19 korrik, një person vdiq pasi u shpëtua nga Kanali; një person tjetër vdiq disa ditë më parë kur një varkë me 72 persona u shfry.
Organizatat bamirëse kanë kërkuar rrugë të sigurta për azilkërkuesit nga Franca, në mënyrë që shumica dërrmuese e kërkuesve të mos kenë nevojë të hipin nëpër gomone. l
Në vitin 2023, Britania e Madhe ra dakord t’i paguante rreth 476 milionë funte për tre vjet qeverisë franceze për të kontrolluar kufirin detar.
Fatkeqësia më e rëndë detare në Kanal në 30 vjet ndodhi më 24 nëntor 2021, kur vdiqën 31 persona. Ata kishin bërë vazhdimisht thirrje SOS në shërbimet e urgjencës në Francë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, por asnjë ndihmë nuk u dërgua.
Më shumë se 30 njerëz kanë vdekur tani në vendkalimet e Kanalit këtë vit. Vitin e kaluar mendohet se kanë vdekur ose janë regjistruar si të zhdukur 12 persona.