Të premten më 6 shtator, Kosova do ta zhvillojë ndeshjen kundër Rumanisë, në UEFA Nations League.
Për të pasur një ecuri sa më të mbarë, “Dardanët” që disa ditë po i zhvillojnë përgatitjet.
Dy ditët paraprake, seancat stërvitore i kanë zhvilluar në Kampin Nacional derisa sot prej orës 11:00 stërvitjet do të zhvillohen në “Fadil Vokrri” ku edhe do të luhet loja kundër rumunëve.
Stërvitje futbollistët do të kenë edhe nesër, derisa pasnesër do ta kenë ballafaqimin e parë në garën e Ligës së Kombeve.
Synimi i përfaqsueses së Kosovës, është që të nisë sa më mirë duke i marrë pikët e plota nga loja e parë.
Ndërkaq, ndeshjen e dytë ekipi i udhëhequr nga Franco Foda, do ta zhvillojë të hënën më 9 shtator kundër Qipros.