TV LIVE
Teknologji
3 September 2024
“Diktatori i keq”, Elon Musk shpërthen pasi Brazili bllokoi X-in

Elon Musk e ka quajtur “diktator të keq” gjykatësin brazilian, Alexandre de Moraes, që të hënën mori vendim për ta ndaluar rrjetin social X në këtë shtet. Gjykata Supreme në Brazil një ditë më parë vendosi që ta mbajë në fuqi vendimin për ta bllokuar rrjetin social që është në pronësi të Muskut.

Sipas vendimit, X-i do të qëndrojë i bllokuar derisa t'i përmbushë urdhrat e gjykatave dhe t'i paguajë gjobat e papaguara.

Brazili është një treg i madh për platformat e mediave sociale. Rreth 40 milionë brazilianë ose rreth 18 për qind e popullsisë kanë qasje në X të paktën një herë në muaj, ka raportuar Associated Press.

“Ky tiran i keq është një turp për gjyqtarët”, ka shkruar Musk në platformën e tij, duke iu referuar gjykatësit që mori këtë vendim.

Miliarderi amerikan ka thënë se ky vendim është kundër fjalës së lirë. Në X është iniciuar një fushatë duke bërë thirrje që Brazili ta lejojë punën e rrjetit social.



Të ndryshme
Më shumë