TV LIVE
Nga Vendi
2 September 2024
Liridon Disha nga BDI Tetovë alarmon: Nxënësit janë të pasigurt, Bilall Kasami ka nënshkruar marrëveshje sy më sy me kompani që nuk përmbush kushtet për bartjen e nxënësve

Liridon Disha nga Bashkimi Demokratik për Integrim Tetovë, në një pres konferencë për media alarmoi se nxënësit në Tetovë janë të pasigurt. Siç tha Disha, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka nënshkruar marrëveshje sy më sy me kompani që nuk i përmbushin kushtet për bartjen e nxënësve.

“Së pari qytetarët duhet të informohen se SHMK “Nikolla Shtejn” – Tetovë, është në borxh marramendës prej 500 mijë eurove. Rritjen e borxhit të kësaj shkolle duhet ta sqarojë drejtori së bashku me udhëheqësin e Sektorit për Arsim pran Komunës së Tetovës.

Së dyti, Komuna e Tetovës, duke pasur marrëveshje me një kompani transporti e cila veç më ka licencë dhe leje për transport të nxënësve ka vendosur që këtë marrëveshje ta shkëpusë për t’i dhënë tenderin prej një milion euro një kompanie tjetër të afërt me Bilall Kasamin. Bëhet fjalë për Kompaninë Bashkim Turs, e cila nuk posedon leje dhe orar pune të dhënë nga Komuna e Tetovës. Për ne si parti politike nuk është e rëndësishme aspak se cila kompani i fiton tenderët në Komunë, përderisa kompanitë që paguhen nga taksapaguesit tetovarë i plotësojnë kushtet dhe kanë leje të nevojshme për bartjen e nxënësve”, tha Liridon Disha nga BDI-Tetovë.



Të ndryshme
Më shumë