TV LIVE
Nga Vendi
31 August 2024
“Të ndryshohet rregullorja për provimin e maturës” – Zeqiri: Kuotat në universitete publike, as 50% nuk do të plotësohen

Rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Izet Zeqiri tha se kuotat në universitete publike, as 50% nuk do të plotësohen pasi sipas tij, një numër i konsiderueshëm i maturantëve nuk kanë kaluar provimin e matures, që është kusht për regjistrimin në universitete, përcjell TV21. Zeqiri tha se, Ministria e Arsimit duhet ta ndryshojë rregulloren për provimin e matures që siç tha, nxënësit të kenë mundësi në shtator që të regjistrohen.

“Kuotat në universitete publike, as 50% nuk do të plotësohen.

Në UNT kemi 630 aplikime për index në afatin e parë nga 12.200 maturant që e kanë kaluar provimin e maturës në afatin e Qershorit, kemi rritje dhe jemi të kënaqur!

Është shqetësuese se shumë maturant nuk e kanë kaluar provimin e maturës dhe nuk mundet të aplikojnë për regjistrim. Sipas rezultateve nga kalueshmëria e provimit të matures në të dy afatet, atë të Qershorit dhe në atë të Gushtit, provimin e maturës shtetërore nuk e kanë kaluar një përqindje e konsuderueshme të maturantëve.

Duke u nisur nga kjo Ministria e Arsimit dhe Shkencës duhet ta ndyshon Rregulloren për provimin e maturës dhe t’u jep mundësi për afat shtesë maturantëve në fillim të Shtatorit, me qellim që kandidatët të mund të regjistrohen ne afatin e dyte dhe në afatin e tretë nëpër Universitetet.

Regjistrimi i studentëve të rinj nëper universitetet brënda Republikës së Maqedonisë së Veriut fillon në fund të muajit Gusht, duke i marrë parasysh rezultatet e publikuara për kalueshmërinë e provimeve, një pjesë shumë e madhe e nxënësve këtë vit nuk e kanë kaluar provimin e maturës shtetërore dhe kjo paraqet pengesë për regjistrimin e studentëve nëper fakultete dhe mosrealizimin e kuotave të parapara në Universitetet publike të miratuara nga Qeveria që është 23.229 vende të lira”, tha Zeqiri.



Të ndryshme
Më shumë