Ushtria amerikane deklaroi se 15 antarë të organizatës miliciste ekstremiste të Shtetit Islamik u vranë në një bastisje në Irakun perëndimor.
Bastisja u krye nga forcat irakiane dhe komanda rajonale amerikane CENTCOM në orët e para të së enjtes.
Komanda tha se militantët ishin “të armatosur me armë të shumta ‘vetëvrasëse’, granata. Deklarata nuk përmend nëse ka pasur viktima në radhët e SHBA-së dhe Irakut.
CENTCOM tha se operacioni kishte në shënjestër udhëheqësin e milicisë për të “ndërprerë aftësinë e tij për të planifikuar, organizuar dhe kryer sulme kundër civilëve irakianë, si dhe ndaj qytetarëve, aleatëve dhe partnerëve amerikanë në të gjithë rajonin dhe më gjerë”.
Ushtria amerikane paralajmëroi se Shteti Islamik “mbetet një kërcënim për rajonin dhe aleatët”. /os/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Artikulli paraprakRritet me 15 % përpunimi i mallrave në portin e Durrësit
Artikulli tjetërMbi 12 mijë familje kanë përfituar kompensim të faturave ujit prej muajit mars