Kamala Harris nuk është penduar që mbrojti aftësinë e Joe Biden për të shërbyer edhe katër vjet si president. Këtë e ka deklaruar në një intervistë për CNN.
Presidenti Biden u tërhoq nga gara për Shtëpinë e Bardhë në korrik pas disa javësh shqyrtimi mbi moshën dhe gjendjen e tij fizike, veçanërisht pas një debati katastrofik kundër Donald Trump.
Harris, e cila po shërben si zëvendëspresidente e tij, kishte mbështetur Biden për të vazhduar deri në atë pikë dhe tha se ishte një “nder” të shërbeja në administratën e tij.
“Ai ka inteligjencën, përkushtimin dhe gjykimin dhe disponimin që unë mendoj se populli amerikan me të drejtë meriton në presidentin e tij”, tha ajo për CNN.
“Përkundrazi, ish-presidenti nuk ka asgjë nga këto“, shtoi ajo.
Në intervistën e saj të parë të medias kryesore që kur u emërua si kandidatja demokrate, Harris zbuloi si e mori vesh vendimin e Biden për t’u tërhequr.
“Telefoni ra dhe ishte Joe Biden dhe ai më tha se çfarë kishte vendosur të bënte dhe unë e pyeta, ‘je i sigurt?’ Dhe ai tha ‘po’ dhe kështu mësova për këtë”, tha ajo.