TV LIVE
Sport
30 August 2024
“Ekipi nuk është i balancuar mirë”, Ancelotti shpjegon arsyen e dështimit ndaj Las Palmas

Real Madridi luajti një barazim zhgënjyes 1-1 kundër Las Palmas të enjten mbrëma, në të cilin një penallti e shënuar nga Vinicius Jr i fitoi një pikë ekipit.

Los Blancos nuk po bindin në këtë fillim sezoni duke marrë vetëm një fitore në tri ndeshjet e para në La Liga, përkundër se janë llogaritur favoritët kryesor për titull.

Pas barazimit të fundit ndaj Las Palmas, trajneri Carlo Ancelotti ka shpjeguar arsyen e paraqitjes së dobët të ekipit të tij.

“Nuk kam parë ndonjë përmirësim në krahasim me ndeshjen me Mallorcan”, ka thënë fillimisht Ancelotti pas ndeshjes.

“Duhet të mbajmë dhe të vuajmë pak për momentin, skuadra nuk është e ekuilibruar, nuk jemi të shpejtë në lëvizjen e topit, e kemi të vështirë ta rikuperojmë atë”.

“Mendoj se pjesa e parë ishte e keqe. Ne luftuam për të gjetur ekuilibrin. Nuk mund të kërkojmë justifikime, duhet të kërkojmë përmirësim të shpejtë. Po na kushton më shumë se sa pritej. Unë marr përgjegjësinë”.

“Është një problem futbolli. Kur nuk e kemi topin, ne luftojmë për të qenë kompakt, ne lëmë hapësirë ​​midis linjave. Unë duhet të gjej zgjidhjen, jo lojtarët”, përfundoi trajneri italian.

Ky barazim shënon ngërçin e dytë të Real Madridit në tre ndeshje në La Liga këtë sezon. Ata tashmë janë katër pikë prapa liderit të ligës, Barcelonës.



Të ndryshme
Më shumë