Skuadra e Atletico Madrid dhe ajo e Espanyolit mbrëmë u ndanë të kënaqura me nga një pikë, pasi ndeshja u mbyll pa gola 0:0 në raundin e tretë në La Liga.
Një paraqitje fantastike mbrëmë zhvilloi mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla, shkruan Indeksonline
Kumbulla doli fitues ndaj dyshes së re sulmuese te Atletico Madrid, Julian Alvarez dhe Alexander Sorlothit.
Sipas “SofaScore”, Kumbulla u vlerësua me notën 7.1, duke bërë një bllok, një ndërhyrje, tri duele të fituara nga katër, katër ndërhyrje e shumë gjëra tjera pozitive gjatë 65 minutave lojë./Indeksonline/