TV LIVE
ShowBiz
29 August 2024
Luana Vjollca vjen me disa fotografi atraktive nga prapaskenat e klipit të ri “Bye Bye”

Prezantuesja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të realizuara gjatë xhirimeve të klipit të saj të fundit, në bashkëpunim me Don Phenom dhe Ervin Qerimi.

Në këto fotografi, Luana shfaqet tejet atraktive dhe e veshur me një bluzë të shkurtër portokalli dhe një fund të bardhë, duke treguar edhe njëherë aftësinë e saj për të kombinuar elegancën me stilin modern.

Me buzëqeshjen e saj të ndritshme dhe pamjen e saj të freskët, Luana ka rrëmbyer vëmendjen dhe pëlqimet e ndjekësve të saj të shumtë.

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Fotografitë nga xhirimet e klipit kanë ngjallur shumë komente pozitive dhe komplimente nga fansat, të cilët janë të entuziazmuar për projektin e ri muzikor të Luanës.

Ajo ka arritur të sjellë një atmosferë verore dhe energjike, e cila reflektohet edhe në veshjen dhe stilin e saj.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Kënga e saj më e re, e titulluar “Bye Bye”, në bashkëpunim me Don Phenom dhe Ervin Qerimi, ka pak ditë që është publikuar dhe ka marrë një pritje shumë të mirë nga publiku.

Luana Vjollca, e cila njihet jo vetëm për talentin e saj në prezantim dhe këndim, por edhe për stilin dhe elegancën e saj të veçantë, vazhdon të tregojë se është një nga figurat më të dashura dhe të ndjekura në skenën shqiptare. /Telegrafi/

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram



Të ndryshme
Më shumë