Pas romanit "Unë jam Nori, kam diçka për te thënë"
autori Jeton Emroja me origjinë nga fshati Drogomisht i Vogël-Kërçovë, botoi edhe romanin e tij të dytë "Këndi i dhelprave".
Ky roman sjell para lexuesit një histori të veçantë, dhe një aventurë të jashtezakonshme të një këndi karakteresh interesante të cilat ofrojnë kënaqësi te lexuesi.
Intriga, dashuria, ndikimi i jashtëm në hapsirat personale dhe interesi shoqërorë janë episodet kryesore të cilat shqyrtohen në këtë roman.
Romani u botua nga shtëpia botuese "Litera Group"- Shkup, ndërsa lexuesit mund të furnizohen në libraritë e Kërçovës,Tetovë dhe Shkup.
Autori i librit, Jeton Emroja është mjaft aktiv nëpër rrjetet sociale duke ofruar poezi interesante për lexuesit, gjegjësisht për të apasionuarit e letërsisë moderne.
Aspiratat e autorit nuk mbarojnë me kaq! Momentalisht është duke punuar në një vëllim me poezi dashurie që shumë shpejt pritet të botohet.
Autori tanimë i dy romaneve në fjalë Jeton EMROJA është profesor i gjuhës Italiane, ndërsa jeton dhe vepron me familjen në
Wisconsin- SHBA.
S.E. Gusht 2024