TV LIVE
Nga Vendi
28 August 2024
VLEN: LSDM ËSHTË NË ILUZION PËR AGJENDËN E BE-së!

LSDM dhe BDI janë si vëllezër në iluzionet e tyre. Njëri beson se ka monopol mbi agjendën euroatlantike, tjetri se ka monopol mbi partneritetin strategjik me SHBA. As njëra, as tjetra nuk janë të vërteta. Deri dje, LSDM deklaronte se për qeverinë e re, BE-ja nuk ishte

prioritet, ndërsa tani na akuzojnë se kemi pranuar "agjendën e tyre" të reformave. Çfarë është e vërtetë, njëra apo tjetra?BDI, megjithëse priti Lavrovin në Shkup, para zgjedhjeve kërkonte të thuhej JO për Rusinë. Ali Ahmeti i gënjente satelitët e tij se SHBA nuk

do të lejonte që BDI të mos ishte pjesë e koalicionit qeverisës. Jo vetëm që shumica e shqiptarëve u thanë JO në zgjedhje, por tani ua tërheqin veshët si Miushit Miki për planet e tyre për të nxitur tensione. Prandaj, është koha që LSDM dhe BDI të dalin nga filmi i rremë

në të cilin jetojnë. Ne nuk jemi si ata që të përvetësojmë qëllime strategjike nacionale që për nga natyra e rëndësisë tejkalojnë mandatin e një Qeverie. Megjithatë, duhet të pranojnë se qeverisja e tyre e papërgjegjshme dhe korruptive e ka larguar më shumë vendin nga BE-ja.

Agjenda jonë reformuese është një konfirmim i drejtpërdrejtë se ne po punojmë për të dinamizuar anëtarësimin e plotë në BE. Kjo u dhemb atyre. Ashtu siç u dhemb që do të ketë reforma në drejtësi për të eliminuar "mykun" dhe ne do të zbatojmë luftë të pakompromis kundër korrupsionit. Po kalojmë në veprim pavarësisht të gjitha pengesave, bllokadave dhe grackave nga ata që me çdo kusht duan të shmangin drejtësinë.

 



Të ndryshme
Më shumë