TV LIVE
Nga Vendi
28 August 2024
Mexhiti: Takimi me kryeministrin Rama ishte vëllazëror

Zv/kryeministri i parë  i Maqedonisë, Izet Mexhiti është takuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

“Takimi im me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, filloi si një takim zyrtar, por shpejt mori një drejtim tjetër, duke u shndërruar në një bisedë vëllazërore e të ngrohtë.

Pritja e përzemërt e kryeministrit Rama, dhe humori i tij i veçantë, e shndërroi takimin formal në një bashkëbisedim mes miqsh. Në një atmosferë të relaksuar, me kryeministrin Rama ndërruam shumë tema, por gjithnjë të vetëdijshëm se vlerat tona të përbashkëta janë një sfond i pakapërcyeshëm.

Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit mes dy qeverive dhe vendeve tona, duke theksuar rëndësinë e lidhjeve të forta që na bashkojnë si shqiptarë. Në këtë kontekst, Kryeministri Rama më uroi për suksesin në zgjedhje dhe për detyrën e re që kam marrë, duke theksuar se shqiptarët në Maqedoni janë garantuesi për integrimin e vendit tonë në familjen e madhe evropiane!

Në shenjë të vullnetit të mirë për bashkëpunim, kryeministrin Rama e ftova për vizitë zyrtare në Shkup, kryeqendrën tjetër historike të shqiptarëve. E ardhmja jonë është e ndritshme, sepse bashkëpunimi ynë do të jetë i përhershëm.”, deklaroi Mexhiti. (INA)



Të ndryshme
Më shumë