Samsung do të ofrojë përditësime të sistemit operativ për televizorët e rinj për 7 vite me radhë njoftoi kompania javën e kaluar. Përditësimet do të aplikohen për disa televizorë të lançuar në 2023 dhe në Mars të 2024.
Sipas Business Korea, Samsung dha lajmin për TizenOS gjatë një konference në Korenë e Jugut. Ky qëndrim i Samsung vjen pasi kompania tha në fillim të vitit se do të ofronte 7 vite përditësime për smartfonët e rinj Galaxy S24.
Aktualisht Samsung është shitësi më i madh në botë i televizorëve inteligjentë në botë por kompanitë rivale Kineze po ngushtojnë diferencat. Samsung ka një pjesë tregu prej 18.8 përqind, një rënie e lehtë nga 20.3 përqind që kishte në fillim të 2024 sipas firmës kërkimore Omdia.
Ndërkaq brendi Kinez TCL ka 11.6 përqind të tregut, një rritje krahasuar me 9.8 përqind vitin e kaluar.
Konkurrenca e egër ka detyruar qeverinë e Koresë së Jugut tu kërkojë rivalëve Samsung dhe LG që bashkëpunojnë që të mbeten konkurrues në treg. Si rezultat Samsung ka shitur televizorë që përdorin panelet OLED prodhuar nga LG Display.
Në lidhje me 7 vite përditësime të premtuara, Samsung nuk ka dhënë detaje se cila modelet ekzaktësisht do të përfitojnë. /PCWorld Albanian