TV LIVE
Nga Vendi
26 August 2024
Një shtetas i Maqedonisë së Veriut humbi jetën në një aksident trafiku në Greqi

Në një aksident trafiku që dje pasdite ka ndodhur në afërsi të Kilkisit (Kukush) në pjesën veriore të Greqisë, gjatë përplasjes së dy makinave jetën e humbi një shtetas 55-vjeçar i Maqedonisë së Veriut raportuan mediat greke, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas të njëjtave informacione, makina që drejtohej nga 55-vjeçari është përplasur drejtpërdrejt me një makinë tjetër që drejtohej nga një 44-vjeçare.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë për të nxjerrë shoferin, i cili u dërgua në spitalin e Selanikut, ku u konstatua vdekja.

Në makinën e dytë së bashku me 44-vjeçaren janë transportuar një 38-vjeçar dhe dy vajza trevjeçare, të cilat të gjitha janë dërguar në spital.

Shkaqet për aksidentin tani për tani nuk dihen, ndërsa ka nisur hetimi paraprak.

Nga Shërbimi Zjarrfikës i Greqisë njoftuan se tetë zjarrfikës me katër automjete kanë ndërhyrë për të nxjerrë një burrë të pajetë dhe një grua të lënduar nga dy automjetet pas një aksidentit të trafikut pranë Nea Santa në zonën e gjerë të Kilkisit (Kukush).



Të ndryshme
Më shumë