Edhe sot po vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Sot pritet të vazhdojë dëshminë dëshmitari i radhës dhe është planifikuar të dëshmojë publikisht.
Sipas kalendarit të Dhomave të Specializuara, gjykimi “Thaçi dhe të tjerët” do të vijojë nga e hëna në të enjte.