TV LIVE
ShowBiz
26 August 2024
U dhunua barbarisht nga motrat Berisha, Klea Prenga publikon pamjet e reja me shenjën në fytyrë

Klea Prenga ka postuar të tjera pamje në profilin e saj në Instagram, ku tregon gjendjen e saj disa javë pasi dyshohet se u dhunua barbarisht nga Antonela Berisha dhe motra e saj në një lokal në Tiranë. Me anë të pamjeve të publikuara, Prenga tregon se është duke u rikuperuar, teksa shenja në fytyrë duket ende.

Ngjarja dyshohet se ndodhi pasi motrat Berisha e akuzonin Klea Prengën se kishte ndërhyrë në raportin martesor të Marielës. Ato e dhunuan atë fizikisht, e më pas u arratisën. Ndërkohë, policia i ka shpallur në kërkim motrat Berisha ndërsa ende nuk dihet vendndodhje e tyre, por sipas informacioneve rezulton se nuk kanë dalë jashtë Shqipërisë.

Disa ditë më parë, policia ka sekuestruar dy automjete, makinën që kanë pasur natën e ngjarjes dhe makinën që kanë lëvizur më mbrapa motrat Berisha.



Të ndryshme
Më shumë