TV LIVE
Nga Vendi
26 August 2024
Komunikacioni po zhvillohet rrjedhshëm, në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Nga 1 korriku deri më 31 gusht në rrugët shtetërore në Maqedoni vendoset regjim veror i qarkullimit me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda të mallrave me peshë totale mbi 15 tonë, gjatë ditëve të fundjavave dhe në ditët me temperatura të larta ekstreme.

Terminet janë si në vijim:

-e premte prej orës  17:00 – 22:00

-e shtunë prej orës  09:00 deri 18:00 dhe

-e diel prej orës 09:00 deri 22:00.

Në rrugën magjistrale A2 seksioni: Shkup – Ohër – Shkup ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese masa e përgjithshme e të cilave kalon 7,5 tonë gjatë fundjavave, në intervalet e ardhshme:

-e premte prej orës 15:00 – 22:00,

-e shtunë prej orës 07:00 deri 12:00 dhe prej 18:00 deri 24:00 dhe

-e diel prej orës 07:00 deri 22:00.

Regjim sezonal i komunikacionit: Drejtimi rrugor Ohër – Resnjë, përmes parkut nacional Galiçicë prej 01.04.2024 është lëshuar në qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve me peshë të përgjithshme prej 3.5 tonë.(ZHURNAL)



Të ndryshme
Më shumë