Delegatët e Kongresit ku morrën pjesë mbi dy të tretat, legjitimuan Ziadin Selën për Kryetar të Aleancës për Shqiptarët, ndërsa këtë vendim e konfirmoi edhe Gjykata Themelore në Tetovë. Vonesat në Gjykatën e Apelit, deklaratat e paradokohshme të Arben Taravarit se tani "ka ndryshuar situata" duke aluduar në hyrjen e tyre në Qeveri dhe trumbetimet e tij se do të ndryshojë vendimi i shkallës së parë, forcon dyshimet për presione mbi Gjykatën e Apelit.
Sa i takon aspektit moral që dëgjuam sot nga uzurpatorët, Aleanca për Shqiptarët nuk i takon VMRO-së, as atyre që ju dorëzuan VMRO-së. I rikujtojmë se misioni i Aleancës për Shqiptarët është mbrojtja e shqiptarëve nga nënçmimi, degradimi dhe poshtërsimi, mosnënshtrimi ndaj partive maqedonase dhe avancimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Përveç kësaj, pas Ziadin Selës janë reshtuar shumica dërmuese e themeluesve, eksponentëve, deputetëve, funksionarëve, kuvendarëve, delegatëve dhe shumica e anëtarëve të Aleancës për Shqiptarët, si dhe qytetarët të cilët me votë na mbështetën në zgjedhjet e fundit parlamentare.
- Aleanca për Shqiptarët -