TV LIVE
Nga Vendi
23 August 2024
Petar Bogojeski parashtoi padi penale për disa vepra kundër politikanëve shqiptarë, nuk e komentoi padinë e VLEN-it

Kryetari i partisë politike Koncepti maqedonas, Petar Bogojeski sot në Prokurorinë themelore publike parashtroi padi penale për, siç tha, disa vepra inkriminuese kundër politikanëve shqiptarë.

Bogojeski kumtoi se në Prokurori dhe MPB janë parashtruar dëshmi deklarata mediale nga politikanë të cilët i takojnë komunitetit etnik shqiptar dhe nga rrjetet sociale ku, siç tha, tërësisht poshtërohet Maqedonia, kontrstohet ekzistimi i popullit maqeodnas, gjuhës maqedonase dhe shtetit maqedonas. Bogojeski nuk përmendi emra të politikanëve kundër të cilëve parashtruan padi penale sepse PTHP pocesuon dhe të mod dalë, siç tha, se ata e dënojnë dikë para se të bëhet procedura gjyqësore.

Bogojeski pohon se kundërligjshëm dhe në kundërshtim me udhëzimet e Bashkimti evropian dhe Komisionit të Venecies përdoret gjuha shqipe në kundërshtim me Kushtetutën dhe në kundërshtim me Kushtetutën përdoret flamuri i Shqipërisë.Sipas tij, vetëm dje në MPB janë parashtruar 15 paraqitje për kërcënime për jetë dhe ofendime ndaj maqedonasve dhe popullit maqedonas. Kërkoi shpërbërje urgjente të këshillit gjyqësor dhe atij të prokurorëve, sepse, siç tha, ata janë fajtorët kryesor për këtë që po ndodhë në vend.



Të ndryshme
Më shumë