Burime të TV21 konfirmojnë se personi i vrarë sot në Q.T. “Mavrovasja” në Shkup është inxhinier i ndërtimit, me iniciale V.E.Ndërkaq, të afërmit e tij për TV21 thonë se i ndjeri nuk ka pasur konflikt me dikë, dyshojnë se vrasja është bërë gabimisht.Nga MPB deri tani kanë konfirmuar se në lidhje me rastin janë arrestuar dy persona, ndërsa po kërkohet i dyshuari i tretë.