TV LIVE
Nga Vendi
19 August 2024
Meta takim me Mickoskin dhe ekipin e tij në Ohër, diskutime për rëndësinë e ndërtimit të Korridorit 8

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim ditën e sotme në Ohër me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe zyrtarë të tjerë të kabinetit të tij.

Meta u shpreh i lumtur që pati mundësinë të urojë personalisht për fitoren e ekipit të Mickoskit dhe lavdëroi karakterin dhe vizionin e tyre.

Meta shprehu besimin se VMRO, nën udhëheqjen e Mickoskit, do të ofrojë një shembull të shkëlqyer se si një parti mund të shërbejë dhe të fuqizojë qytetarët e saj.

“Mes miqsh të mrekullueshëm sot në Ohër!

I lumtur t’ju uroja Fitoren nga afër Kryeministrit dhe Liderit të VMRO, z.Hristijan Mickoski, Zv/Kryeministrit dhe Ministrit të Transporteve z.Aleksandar Nikoloski dhe Ministrit të Mbrojtjes, z.Vlado Misajlovski.

Kurrë nuk kam dyshuar në Fitoren e këtij ekipi të mrekullueshëm, me karakter dhe shumë vizion. Ata i mbijetuan persekutimeve më mizore por kurrë nuk u dorëzuan dhe Fituan!

Diskutuam edhe për rëndësinë e ndërtimit të Korridorit 8 dhe jam i lumtur të dëgjoja novitetet e programit të tyre ekonomik.

VMRO nën lidershipin e Hristijan Mickoskit jam i bindur se do të jetë shembulli më i mirë se si një parti i shërben popullit të saj dhe e fuqizon qytetarin”, shkroi ai në Facebook.



Të ndryshme
Më shumë