TV LIVE
Nga Vendi
19 August 2024
VLEN për vizitën e Gashit në Kosovë: Sigurimi i kryetarit të Kuvendit është i detyruar të ndjekë çdo lëvizje të tij

VLEN: Duke marrë parasysh pozitën e tij të lartë dhe rëndësinë e ruajtjes së standardeve të sigurisë dhe protokollit shtetëror, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sillet sipas normave të parapara me ligj dhe me protokollin e sigurisë. Ky vendim është në përputhje me praktikën e zakonshme për zyrtarët e lartë, për të siguruar mbrojtjen dhe ushtrimin e detyrave të tij pa pengesa. Në fakt, sigurimi i kryetarit të Kuvendit është i detyruar të ndjekë çdo lëvizje të tij. Edhe në rastin e vizitës në Kosovë, e cila u bë temë e disa mediave me prirje opozitare, nuk ka asnjë shkelje të këtyre standardeve dhe kjo mund të verifikohet nga të gjithë të interesuarit.

Megjithatë, në mungesë të agjendës politike dhe frikës për të kaluarën e tyre, disa parti opozitare po tentojnë ta shtrembërojnë të vërtetën dhe ta manipulojnë opinionin se kjo është shkelje e standardeve të përcaktuara.  

Sidoqoftë, Kryetari Gashi angazhohet për bashkëpunim të plotë dhe transparent për të sqaruar të gjitha aspektet e asaj ngjarjeje, si edhe të çdo teme tjetër për të cilën publiku ka interes.
 



Të ndryshme
Më shumë