Është publikuar një fotografi në rrjete sociale, ku i urohet mirëseardhje në shtëpi, në Kosovë, ish pjesëtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, transmeton TV21.
Personi në fotografi me Ramadanin, i pyetur nga TV21 nuk e mohon se fotografia është shkrepur sot dhe se Blerim Ramadani është në shtëpi, në Kosovë.
Por shtoi se “nuk është i obliguar të japë informacione të tilla”.