Prej nesër, deri më 2 shtator deputetët zyrtarisht do ta shfrytëzojnë pushimin vjetor, i cili këtë vit është me vonesë për shkak të ribalancit të buxhetit. Zakonisht deputetët çdo vit janë në pushim nga 1 gushti deri në fillim të shtatorit.
Në Pogradec, me autor vrasjeje Denis Meçen dhe të vrarë Eglantin Progën dosja është aq “e pafajshme” sa i bind të gjithë njerëzit e drejtësisë- fajet i ka alkooli dhe një “shpullë”.
Por përpara kësaj duhej, edhe njëherë në një skenë krimi, kamerat e sigurisë të ishin jo funksionale. Madje aq jo funksionale sa “ dvr në momentin e kqyrjes vizuale nuk bën kthimin e pamjeve filmike dhe është i qëndruar në vitin 1972”.
Edhe njëherë, dëshmitarët nuk panë gjë. Edhe njëherë autoambulanca mbërriti me vonesë. Policia u njoftua në orën 19:00. Dëshmitari e pa të ndjerin përtokë në orën 18.45.
Duhet edhe njëherë, si në dhjetëra krime të tjera ku pamjet fshihen, dëshmitarët kanë frikë e vendngjarja prishet, të përsëritet një copy paste lokale edhe për vrasjen e Eglantin Progës, 42 vjeç. Deja vu krimi.
Ndërkohë, në Pogradec një klient që po pinte birra vuri re konfliktin, por kur kushëriri i viktimës iu lut për ndihmë, ai nuk lëvizi vendit. Shprehimisht në dosje thuhet “ nuk pranoi ta ndihmojë”.
Mbase po i shijonte më shumë birra, nga kush duhet të kishte frikë ndryshe?