Dr. Gëzim Nebiu, nëpërmes një postimi në Facebook ka njoftuar se do të jet pjesë e ambulantës “Getoari” në Kërçovë.
Postimi I plot:
Faleminderit familjes sime, shokëve, miqëve, kolegëve dhe të gjithë dashamirëve për inkurajimin, mbështjetjen, motivimin për hapin tim që të jem pjesë e ambulantës “Getoari”.
Një falenderim i veçantë për pacientët e mi për besimin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme. Pavarësisht sfidave dhe vështirësive ju zgjodhët të më ndiqni dhe të më besoni. Ky vendim i juaji nuk është vetëm një vlerësim për punën time, por edhe një sinjal i qartë se lidhja që kemi ndërtuar është më e fortë se çdo pengesë.
Pavarësisht rrethanave, ju keni dëshmuar se vlerësoni përkushtimin dhe kujdesin e sinqertë mbi çdo gjë tjetër. Ky veprim më jep forcë dhe motivim të vazhdoj të punoj për të mirën tuaj, pavarësisht nga të gjitha sfidat që mund të shfaqen.