TV LIVE
Nga Vendi
12 August 2024
ASH: Si ndjehet Taravari kur i sheh terroristët e 27 prillit, të lirë dhe në emisione si heronj?

Qeveria monoetnike jolegjitime po forcon edhe më shumë politikat e saj regresive, antishqiptare dhe në mbrojtje të krimit dhe nacionalizmit maqedonas.

Duke mos u kënaqur vetëm me lirimin e terroristëve të 27 prillit 2017, të dëshmuar edhe me vendim gjyqësor si të tillë, tani për të njëjtit ka filluar edhe procesi i rehabilitimit. Vetëm disa ditë pasi drejtori i sanksioneve solli vendim për t'i lënë në liri, disa prej tyre tani promovohen edhe në emisione televizive si viktima, e madje edhe si heronj.

Pyesim publikisht Arben Taravarin, si ndjehet tani me veprimet e mikut të tij, drejtorin e sanksioneve, që i la të lirë të dënuarit e 27 prillit, sulmuesit e Ziadin Selës, i cili pikërisht në atë kohë e bëri Taravarin, fillimisht ministër shëndetësie, pastaj dy mandate kryetar komune dhe në fund edhe kryetar partie.

Deri ku do të shkojë servilizmi i tij dhe koalicionit ku bën pjesë?

Opinioni tanimë e ka të qartë përse u formua Fronti Europian, përse u bashkuan shqiptarët bashkë edhe me bashkësitë e tjera etnike në vend, për t'i bërë ballë stuhisë monoetnike që ishte vërsulur kundër të gjitha bashkësive të tjera që para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

 

- Aleanca për Shqiptarët -

 



Të ndryshme
Më shumë