Takimi në Selinë alternative të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në Prizren, në mes të Kryekomandantit të UÇK-së Ali Ahmeti, të Kryetarit të PDSH-së Arber Xhaferi dhe të Kryetarit të PPD-së Imer Imeri, mbetet një nga takimet historike dhe me porosi të qartë pajtimi dhe uniteti politiko-ushtarak, të faktorit madhor shqiptar në Maqedoninë e Veriut!
Në 23 vjetorin e Marrveshjes së Ohrit, Kryekomandanti i UÇK-së, Kryeyari i BDI-së dhe Lideri i Frontit Europian Ali Ahmeti dhe Marrveshja e Ohrit janë gjallë, kurse Arber Xhaferi, Kryetari i PDSH-së dhe Dr. Imer Imeri, Kryetari i PPD-së, nuk janë, ata kanë vdekur!
Që nga ajo kohë, kur në Qytetin e Lidhjes së famshme shqiptare, në Prizrenin e kuvendeve të mëdha mbarëkombëtare, u realizua takimi historik, ndërmjet dy liderëve politik Arber Xhaferit dhe Imer Imerit dhe atij politiko-ushtarak të UÇK-së, Kryekomandant Ali Ahmetit, është krijuar tradita e lavdishme shqiptare, ku i vjetri dhe më të moshuarit, rasti Xhaferi dhe Imeri, nderohen e respektohen nga më i riu Ali Ahmeti, duke ju dhënë besim e përgjegjësi, për vendosmëri e besnikëri, për përfaqësim me dinjitet e legjitimitet, në nënshkrimin e Marrveshjes Korrnizë në Ohër, më 13 Gusht 2001!
Tani që Kryekomandanti i UÇK-së dhe Udhëheqësi i madh i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti, është faktor dhe aktor i madh, i besuar e në akord të plotë me ndërkombëtarët euroatlantik, te Ai dhe nën drejtimin e Tij, si dikur z. Xhaferi e z. Imeri, duhet të afrohen e të bëhen NJË, dhe të zhvillohet gjithëçka që është e lidhur me luftën e UÇK-së dhe me të mirat që kanë dalur nga ajo luftë e shenjtë dhe e shtrenjtë, kurorë e të cilave është Marrveshja e Ohrit!
Praktika e bashkimit dhe veprimit në të mirë të çështjes kombëtare, ngjashëm sikur dikur drejtuesit e PDSH-së dhe PPD-së, edhe partitë e koalicionet aktuale shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duhet të rreshtohen përkrah ideatorit dhe financuesit të Marrveshjes së Ohrit, Liderit të Kombit Ali Ahmeti!
Kryetari i PDSH-së Arber Xhaferi dhe Kryetari PPD-së Imer Imeri, atëherë kur zhvillohej lufta heroike e UÇK-së, në Maqedoninë e Veriut funksiononte Qeveria e zgjeruar me Kryeministër Lubço Georgijevski, dhe megjithatë drejtuesit e partive politike legale shqiptare, shkuan në Prizren te vëllaunintyre i vogël Ali Ahmeti, prandaj në kohë të re, sikur jemi sot, e vetmja rrugë, është ajo që qon te Ali Ahmeti, për unifikimin e platformës shqiptare!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 10 Gusht 2024!