TV LIVE
Nga Vendi
9 August 2024
Shkupi më i shtrenjtë se Prishtina, më i lirë se Tirana dhe Beogradi, publikohet lista e qyteteve më të shtrenjta në botë

Baza e të dhënave online Numbeo në indeksin e kostos së jetesës, të cilin e publikon çdo gjashtë muaj, njofton se qyteti zviceran i Gjenevës është më i shtrenjti sipas kostos së përgjithshme të jetesës për gjysmën e parë të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Cyrihu është në vendin e dytë dhe New York është në të tretin.

Në listën, e cila përfshin 218 qytete, Shkupi është në vendin e 160 sipas kostos së jetesës.

Krahasuar me vendet e rajonit, jeta është më e lirë në Prishtinë, Kosovë (vendi 195) dhe Nish, Serbi (165).

Në rajon kostoja e jetesës është më e lartë nga vendet anëtare të BE-së, kështu që Athina është në vendin e 91-të në listën e qyteteve më të shtrenjta, Lubjana në vendin e 96-të dhe Zagrebi në vendin e 107-të. Pas tyre është Tirana, qytet i renditur në vendin e 114-të. Më tej është Beogradi në vendin e 127-të, Sofja në vendin e 132-të, Podgorica në vendin e 143-të, Ankaraja në vendin e 145-të dhe Sarajeva në vendin e 148-të.

Një fakt interesant është se sipas kësaj liste është më lirë të jetosh në Shën Petersburg të Rusisë, i cili është në vendin e 162-të, sesa në Shkup.



Të ndryshme
Më shumë