TV LIVE
Nga Rajoni
9 August 2024
Rama: Aeroporti i Vlorës gati në fund të vitit 2024 për t’u futur në testet e certifikimeve europiane

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se aeroporti ndërkombëtar i Vlorës, do të jetë gati në fund të vitit për t’u futur në testet e certifikimeve evropiane.

Kështu ka bërë të ditur Rama përmes një postimi në Facebook.

“Mirëmëngjesi, dhe me fluturimin e legjendarit Alket Islami mbi pistën e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, e cila do të jetë gati në fund të vitit, për t’u futur në testet e certifikimeve europiane dhe për të pritur pasagjerët e parë verën e ardhshme, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.



Të ndryshme
Më shumë