TV LIVE
Sport
9 August 2024
Qëndroi një vit pushim, De Gea i rikthehet portës. Spanjolli firmos me klubin e Serie A

Fiorentina ka një portier të ri titullar. Kontaktet e orëve të fundit kanë sjellë në fakt “tym të bardhë”, me ekspertin David De Gea që do të zyrtarizohet nga klubi i Rocco Commisso në orët në vijim.

Palët kanë arritur marrëveshjet e duhura dhe deri të premten do të përcaktojnë detajet e fundit për zbarkimin e numrit një spanjoll, ish-portierit të Atletico Madrid dhe Manchester United, në “oborrin” e Raffaele Palladino.

Një negociatë që zgjati disa javë, e cila gjeti “tym të bardhë” pasditen e djeshme. Spanjolli do të mbërrijë si lojtar i lirë (ai ishte jashtë fushave gjatë gjithë sezonit të kaluar) dhe do të nënshkruajë kontratë 1-vjeçare me opsion për sezonin në vijim.

Pra, ish-portieri i Manchester United parakaloi të gjithë konkurrentët e tjerë për kuadratin vjollcë, mbi të gjitha Turati i Sassuolos dhe Juan Musso i Atalantës. Ndërkohë, Terracciano po shkon gjithnjë e më shumë drejt Monza.

Portieri titullar i ciklit të Vincenzo Italiano është kësisoji pranë lamtumirës nga fanella vjollcë, për të marrë trashëgiminë e rëndë të lënë nga Michele Di Gregorio, i cili u transferua te Juventusi javët e fundit.



Të ndryshme
Më shumë